Lajme

Dy të mitur heqin flamujt nga pullazi i një shtëpie në Vushtrri

10/17/2022 10:24
nga:G B

Një burrë ka njoftuar policinë se dy të dyshuar të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij kanë hequr dy flamuj, njëri Kombëtar e tjetri i Republikës së Kosovës.

I njëjti poashtu ka raportuar se të njëjtit në një largësi prej 100 metra nga shtëpia e tij i kanë djegur flamujt.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.