Lajme

Humb kontrollin mbi traktor, vdes një burrë në Zveçan

10/17/2022 10:07
nga:G B

Një burrë ka ndërruar jetë në Zveçan pasi ka pësuar lëndime trupore pasi duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin.

Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmua ekipi mjekësor.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.