Lajme

Prishtinë, dy raste të dhunës në familje – Policia jep detaje

10/17/2022 10:02
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në Prishtinë brenda 24 orëshit të fundit.

Në rastin e parë raportohet të jetë arrestuar një mashkull pasi ka sulmuar fizikisht një femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

Ndërsa tek rasti i dytë raportohet se një femër me probleme psiqike ka sulmuar fizikisht një femër tjetër. E dyshuar sipas policisë ka pranuar tretman mjekësorë në klinikën e psikiatrisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 16.10.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 16.10.2022 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psiqike për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky është çmimi i derivateve për sot