Lajme

Paris: Këngëtari vdes derisa ishte duke përformuar në skenë

10/16/2022 23:39
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Paris.

Këngëtari nga Haiti, Mikaben, vdiq gjatë një performance në skenë.

Ai pësoi atak në zemër duke i shokuar fansat e tij që ndodheshin në koncert.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare artisti ndodhej në Accor Arena me kapacitet 20,000 në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ia doli.

Lajmin për vdekjen e tij e dhanë edhe organizatorët e koncertit.

Edhe gruaja e tij, Vanessa, e cila është shtatzënë mbeti e shokuar nga ky rast.

“Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time dhe nuk kam fjalë”- ka shkruar ajo.