Sporti

Van Dijk për Haaland: Kur dy lojtarët më të mirë në histori të pensionohen, ai do jetë “kryefjala”

10/16/2022 23:14
nga:E K

Liverpool ka arritur fitore të madhe sot ndaj rivalit Manchester City.

Skuadra e Klopp shënoi fitore në “Anfield” me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Salah i solli 3 pikët tejet të rëndësishme skuadrës së Merseyside pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Pas ndeshjes, Van Dijk u prononcua për media ku foli edhe për duelet me Haaland duke e cilësuar këtë të fundit si sulmues modern.

“Ai është sulmuesi i ditëve moderne. Ai ka gjithçka – është mirë për këtë epokë ku dy nga lojtarët më të mirë ndonjëherë do të pensionohen në vitet e ardhshme, kështu që ne kemi nevojë për djem të rinj dhe ai është njëri prej tyre. Ai është brezi i ri”, tha VVD.

/GazetaBlic Sport/