Ramiz Kelmendi ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kelmendi thotë se për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime nuk ka arritur të takojë Jakup Krasniqin.
Kelmendi thotë se të gjithë janë mirë me shëndet, teksa tregon qëllimin e vizitës së tij atje.
“Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre”, shkruan Kelmendi.
Shkrimi i plotë:
Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!
Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.
Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.
Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!
Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.
Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.
Ramiz Kelmendi


