Showtime

Nuk ndalet Amber Heard! Apelon vendimin e gjykatës dhe rendit 16 arsye

10/16/2022 14:50
nga:G B

Vazhdon lufta Amber Heard kundër Johnny Depp. Mediat e huaja bëjnë të ditur se aktorja ka depozituar më 11 tetor, një ankesë për të apeluar vendimin që i ishte dhënë në gjyqin ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Vanity Fair, 16 pikat përfshijnë mungesën e “provave të qarta dhe bindëse” për keqbesim, një figurë ligjore me të cilën vendosen çështjet e shpifjes, si dhe faktin që gjykata rrëzoi kërkesën e jurisë për dëmshpërblim, pasi përcaktoi se të dy Heard dhe Depp kishin shpifur njëri-tjetrin, “në mënyrë të papajtueshme”.

Një nga 16 pikat në ankesë thotë: “Gjykata që mori vendimin gaboi duke lejuar z. Depp të argumentonte ose sugjeronte në sallën e gjyqit që juria mund të jepte dëmshpërblim”.