Lajme

Rrokullisët një minibus në Serbi: Një i vdekur dhe 17 të lënduar

10/16/2022 14:34
nga:G B

Një person ka humbur jetën dhe 16 prej tyre janë lënduar nga përplasja e një minibusi në një përroskë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Valjevë–Bajina Bashta”.

Deri te aksidenti erdhi atëherë kur shoferi harroi të vendoste frenin e dorës momentin kur doli nga automjeti.

Personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Hetimet po vazhdojnë.