Analisti Gazmir Raci ka komplimentuar kryetarin e Pejës, gazmend Muhaxheri për vizitën në Patrikanën e Pejës, derisa ka thënë se shqiptarët i kanë mbrojtur këto objekte tradicionalisht, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shpreson se edhe udhëheqësit e Manastirit të Deçanit ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është në bashkëpunim me Republikën e Kosovës.
Raci ka shtuar se ata duhet ta pranojnë kryeministrin Kurti në vizitë, menjëherë.
Postimi i tij i plotë:
Komplimente Gaz Muhaxherit për vizitën në Patrikanën e Pejës. Shqiptarët tradicionalisht i kanë mbrojtur këto objekte. Uroj që edhe udhëheqësit e Manastirit të Deçanit ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është në bashkëpunim me Republikën e Kosovës dhe me njohjen e këtij realiteti do të fitojnë të gjithë. Ata duhet ta pranojnë Kryeministrin Kurti në vizitë, menjëherë.


