Sporti

Këto janë tri duelet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

10/16/2022 08:58
nga:L J

Java e 11’të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje.

Pas dy dueleve të djeshme Dukagjini – Drita (0:1) dhe Prishtina – Ferizaj (2:1), sot luhen tri takime tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Zekrija Ramadanit, Gjilani luan në udhëtim tek Malisheva, ku kërkon pikët pas një serie jo shumë pozitive.

Ndërkohë, KF Llapi dëshiron vazhdimin e triumfeve, ku sot luan ndaj Trepçës 89′ në Mitrovicë.

Ndeshja tjetër e sotme është edhe ajo mes Ballkanit dhe Drenicës që zhvillohet në “Bajram Aliu”.

Të tri ballafaqimet zhvillohen nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport