Mbrëmë u mbajt Kuvendi i XI-të Zgjedhor i Forumit të Rinisë të LDK-së, me ç’rast me votë unanime të delegatëve, kryetar i FRLDK-së u zgjodh Paris Guri.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u zotua se do të jetë krah i fuqishëm i të rinjve e të rejave në rrugëtimin e përbashkët në të gjitha proceset, dhe se roli i rinisë është vendimtar për ta dhe mbarë vendin tonë.
Ndërsa kryetari i FRLDK-së, Guri, në fjalën e tij tha se të gjithë meritojnë t’i realizojnë ëndrrat në atdheun e tyre, raporton Gazeta Blic.
“Ne do të qëndrojmë bashkë, ngase vetëm bashkë arrijmë që potencialin e përbashkët ta koncentrojmë në Republikën tonë. Jam i bindur se do t’ia dalim; krah për krah me ne në këtë mision të përbashkët e fisnik është edhe i pari jonë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, nënvizoi Guri.
Postimi i plotë:


