Sporti

Gattuso dhuron “show” duke zhongluar me topin gjatë ndeshjes Valencia – Elche

10/15/2022 17:31
nga:L J

Skuadra e Valencias po fiton ndaj Elches në La Liga pas 45 minutave të parë.

Valencia shkoi në pushim me dy golat e Edinson Cavanit, i cili realizoi në minutën e 41’të dhe në minutën e fundit të kohës shtesë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë pjesës së parë, topi shkoi edhe tek trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso – i cili dhuroi “show” duke bërë zhonglime.

Më poshtë keni momentin epik: