Lajme

Rreh dhe tenton t’i vjedhë telefonin e varësen e floririt doktorit, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (Video)

10/15/2022 13:50
nga:G B

Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4.

Abc mëson se në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet ka tentuar t’i vjedhë me dhunë telefonin një doktori dhe më pas është larguar.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë edhe varësen e floririt.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” u bë arrestimi i shtetasit:

– A. N., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. N., në Rrugën e Dibrës, ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin shtetasit L. S., dhe më pas është larguar. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.