Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Prishtina dhe Drita kanë mbyllur 45 minutat e para me epërsi minimale ndaj Ferizajt respektivisht Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ismet Munishit e gjeti golin e epërsisë në minutën e 6’të të ndeshjes.
Kryeziu arriti të realizoi pas një dalje të keqe të portierit kundërshtar.
Në anën tjetër edhe Drita realizoi golin ndaj Dukagjinit në minutën e 6’të të takimit.
Limani zhbllokoi takimin me një supergol nga distanca.
Prishtina – Ferizaj 1:0.
Dukagjini – Drita 0:1.
/GazetaBlic Sport/


