Showtime

Vjen lajmi i ri nga Flori Mumajesi!

10/15/2022 11:15
nga:G B

Pas një kohe të gjatë, Flori Mumajesi po i rikthehet dalëngadalë skenës.

U bë kohë e gjatë, që Flori po u mungon ndjekësve me performancat dhe me këngë kënduar nga ai, por nuk po u mungon me këngët e tij të reservuara për artistë të tjerë.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou ishte një ndër yjet që trokiti në derën e Flori Mumajesit, për drejtimin e këngës së saj të re që do të publikohet me datë 17 tetor.

Këtë e bëri të ditur Flori përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Dhe në postimin e mëposhtëm mund ta dëgjoni pak nga kënga e re.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)