Sporti

Laporta i premton Xavit përforcime në merkaton e janarit

10/15/2022 10:50
nga:E K

Barcelona po përjeton një tjetër vit të vështirë dhe rrezikon seriozisht të dalë sërish nga Champions League që në grupe.

Për këtë arsye, presidenti Laporta i premtoi Xavit përforcime nga merkato e janarit, duke rikonfirmuar besimin e tij të plotë.

Blaugranët shpenzuan milionat edhe në merkaton që lamë pas duke afruar emra të mëdhenj si Lewandowski, Kounde e Kessie.

Barcelona përballet nesër në “El Clasico” me Real Madridin.

/GazetaBlic Sport/