Nesër, Karlsruhe pret Darmstadtin në Bundesliga ll.
Në këtë ndeshje nuk do të luajë Marcel Franke dhe mungesa është për një arsye fisnike. Mesfushori 29-vjeçar dhuroi qeliza staminale për të shpëtuar jetën e një pacienti me kancer. Këtë e ka bërë të ditur i njëjti klub me një deklaratë zyrtare:
“Tre muaj më parë, mora një telefonatë që më tha se isha afër një dhurimi të mundshëm të qelizave staminale”, shpjegon vetë Franke, i cili informoi klubin:
“Ishte e qartë për të gjithë ne që do ta bënim patjetër, pasi do të jem në gjendje të shpëtojë jetën e dikujt”.
/GazetaBlic Sport