Sporti

U lodh nga pyetjet për Mbappen, trajneri i PSG-së – gazetarëve: Më falni, nuk do t’i përgjigjem pyetjeve tuaja

10/14/2022 21:24
nga:L J

PSG dhe Marseille do të luajnë derbin e kampionatit francez të dielën nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 11-të. Parisienët me trajnerin Christophe Galtier janë në vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Marseille e drejtuar nga Igor Tudor është e treta me tre pikë më pak. Mes tyre është Lorient me 25 pikë.

“Ju mediat nuk merreni fare me futboll. Ju shtrembëroni fjalët e mia dhe bëni gjërat tuaja, sikur nuk e besoni atë që po ju them. Unë nuk jam këtu për të komentuar thashethemet”, tha Galtier i cili mori përsipër skuadrën e Parisit këtë verë.

Kujtojmë se ditët e fundit është përmendur sërish se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga klubi, tashmë në janar, pasi nënshkroi kontratën e re këtë verë.

“Sigurisht që kam folur me Kylian. Por jo për temat që ju interesojnë. Ne folëm për ndeshjen me Benfican në Champions League (1:1), në të cilën ai ishte më i miri”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/