Lajme

Arben Mustafa i PDK’së: Qytetarët po jetojnë shumë më keq, qeveria po manipulon me interpretimin e shifrave

10/14/2022 20:49
nga:Astrit Gashi

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se tani kemi një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike, poashtu sipas ka një inflacionë të paparë deri më tani që po varfëron qytetarë dhe po zvogëlon aftësinë e tyre blerëse.

Sipas Mustafës vendi është duke u ballafaquar me situatën më të rëndë ekonomike që nga paslufta, kur t’i shtojmë kësaj edhe krizën energjetike, situata po bëhet e papërballueshme.

Nga ana tjetër sjelljen e qeverisë ai e cilëson si të çuditshme, ngase sipas tij, qeveria po mundohet t’i bind qytetarët se janë duke përjetuar një lulëzim të madh ekonimik.

‘Qeveria duhet të përvishet debatit për përballimin e krizës dhe jo të mundohet të mashtroj opinionon publik se vendi po përjeton një bum ekomik. Qeveria si duket nuk po e kupton situatën në të cilen jemi. Derisa kriza po vazhdon, inflacioni po rritet, qytetetarët vazhdojn të kenë të njejt atëmjete për të jetuar, gjë qe po e ben te veshtire financimin e nevojave te tyre”, ka thënë në T7 Koordinatori i Deparatmentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK.