Lajme

Osmani takon komandantin e ri të KFOR: Duam anëtarësim në NATO

10/14/2022 15:49
nga:N M

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi nga presidenca Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO’, ka thënë osmani.

Ndërkaq gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.

Momenti epik kur Edi Rama ia mbyllë sytë Albin Kurtit (video)