Lajme

Edhe VV reagon për dënimin prej 7 vjet e gjysmë burgim për Shaban Gogajn: Boll Ma

10/14/2022 15:43
nga:N M

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku ka reagur pas dënimit prej 7 vjet e gjysmë ndaj Shaban Gogajt i akuzuar për vrasje, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj sot sistemi gjyqësor ka thënë se ‘punëtori në sektorin privat është pronë e punëdhënësit’

Reagimi plotë:

Sot gjyqësori foli dhe tha:
Punëtori në sektorin privat është pronë e punëdhënësit.
Disponon me ty, me kohën tënde të lirë, e sot e kuptuam edhe me jetën tënde.
Pa dashje, me dashje, të merr në shënjestër dhe gjuan. Kaq dhe me lehtësi të padurueshme. Në sy të botës.
Të privon nga jeta. Privon prindin nga djali, vëllain nga vëllai, motrën nga vëllai, bashkëshorten nga më i dashuri. Të lë fëmijët jetim.
Po, pushtetet janë të ndara. Duani paga të larta ju gjyqtarë. Po, do duhej, por për punën e bërë.
Përkundër respektit për ata gjyqëtarë që punojnë ndershëm dhe me profesionalizëm, shtrohet pyetja:
Sa e sa shqiptime skandaloze dënimesh? Parashkrime, falje e dënime me kusht për vepra makabre?
BOLL MA!
#drejtësipërAgonisin