Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së kanë dal me një njoftim pas fjalimit dhe shumë reagimeve te kryeministrit të Shqiprisë Edi Rama në Këshillin e Evropës ku kërkonte përmes një rezolute hedhjen poshtë të pretendimeve të senatorit Dick marty, raporton Gazeta Blic.
Faton Klinaku nga kjo organizatë ka thënë se Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kishin mbledhur një peticion me mbi 230 mijë nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Preshevë, peticion të cilin ia kanë dërguar sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kërkonin që të mos miratohej raporti.
Ata kanë publikuar edhe votat e partisë Demokratike të Shqipërisë që udhëhiqej aso kohe nga Sali Berisha.
Reagimi i plotë:
Të rikujtojmë se atëherë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kishin mbledhur një peticion me mbi 230 mijë nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Preshevë, peticion të cilin ia kanë dërguar sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kërkonin që të mos miratohej raporti.
Si votoi Shqipëria për raportin e Dick Marty në 25 janar 2011?
Shqipëria u përfaqësua në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës nga tre deputetë. Por si e gjykuan ata raportin e Marty-t?
Shpëtim Idrizi, përfaqësues i PDIU ishte një nga 8 personat që votuan kundër.
Edhe përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri votoi kundër raportit.
Përfaqësuesi i PD, Ilir Rusmali ishte i vetmi anëtar i delegacionit shqiptar që votoi pro raportit.
**Edhe ka ende fytyrë Sali Berisha që të flas**.


