Këshilli i Prindërve i ka reaguar sërish ministers Arbërie Nagavci, e cila gjatë ditës së sotme ka thënë se orët e humbura në arsim duhet të mbahen gjatë vikendvee, raporton Ggazeta Blic.
Ata tashmë disa herë kanë thënë se janë kundër që mësimi të mbahet të shtunave, por kësaj radhe në reagim kanë cituar edhe një ligj e që ka të bëjë me të drejata e fëmijëve.
“Fëmija ka të drejtë të pushojë, të argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore, artistike e sportive, në përshtatje me moshën zhvillimin fizik dhe mendor”, thuhet në reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
PSE JEMI KUNDËR MËSIMIT TË SHTUNAVE?
Se kjo është edhe në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
LIGJI NR. 06/L-084
Neni 40
Koha e lirë dhe loja
1. Fëmija ka të drejtë të pushojë, të argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore, artistike e sportive, në përshtatje me moshën zhvillimin
fizik dhe mendor.
FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!


