Sporti

Jurgen Klopp me fjalë të mëdha për Haalandin: Mënyra si i finalizon aksionet është e jashtëzakonshme

10/14/2022 13:47
nga:E K

Liverpool do të përballet me rivalin Manchester City në derbin e madh anglez.

Skuadrat që kanë ‘mbretëruar‘ në vitet e fundit në Premierligë po kalojnë në forma krejtësisht të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Starti i Liverpoolit në Premierligë nuk është më i miri i mundshëm pasi “The Reds” kanë 10 pikë nga 8 ndeshje, kurse Manchester City ka grumbulluar 23 pikë nga 9 duele.

Para takimit me Citizens, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur edhe për kundërshtarin në mënyrë specifike për Erling Haaland.

“Aftësitë e tij të përfundimit të aksioneve janë të jashtëzakonshme, por ai lëviz me të vërtetë në mënyrë të mençur brenda zonës. Ndoshta mund ta përdorni shpejtësinë kundër tij, por vetëm nëse e përdorni në mënyrë të zgjuar”, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/