Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjyku 5 viteve burgim, kurse per armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.
Gjykata për të akuzuarin Shaban Gogajn caktoi dënimin unik prej 7 viteve e 6 muaj .
Kurse i pandehuri Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje dënohet me 2000 euro.
/Betimi për Drejtësi/


