Sporti

Barcelona do të bartë ‘fanella speciale’ nga ‘Spotify’ ndaj Real Madridit

10/14/2022 12:17
nga:E K

El Clasico e parë e vitit, ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet të dielën në orën 16:15 në Madrid.

Ekipi katalanas do të ketë në fanella logon e reperit kanadez Drake. Sezonin e kaluar, Barcelona ra dakord të bashkëpunonte me shërbimin e transmetimit të muzikës Spotify për të rregulluar problemet financiare, shkruan GazetaBlic Sport.

Nën sloganin “le të kombinojmë futbollin dhe muzikën”, Barcelona do të dalë për ngrohje me fanella që do të kenë një ilustrim të një bufi në pjesën e përparme, e cila është logoja e Drake, dhe lojtarët e Xavi do të kenë numrin 50 dhe mbishkrimin “Drake” në anën e pasme. Reperi kanadez, në fakt, ishte i pari që theu shifrën prej 50 miliardë transmetimesh në Spotify.

/GazetaBlic Sport/