Lajme

Besnik Tahiri pas mosliberalizimit të vizave: Si patëm borxh askujt për trajtim eksperimental

10/14/2022 08:48
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pasi dje nuk pati një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Tahiri thotë se ky proces nga teknik tashmë është kthyer në ‘telenovelë’.

“Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së”

Tahiri tha se gjithë këto vite janë një qasje e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.

“Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental”

Reagimi i plotë:

Telenovela e BE-së

Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.

Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bënë nder BE-së.

Tërë këto vite janë asgjë më shumë se një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.
Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental!