Ballkani ka pësuar humbje dje në ndeshjen e katërt të Conference League.
Skuadra kosovare ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Sivasspor me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i drejtuar nga Daja kishte epërsinë me golin e realizuar nga Thaqi, por dy golat e Hakan dhe Angielski ndryshuan epilogun e takimit.
Pas ndeshjes për media ka folur portieri i portës së Ballkanit, Stivi Frashëri, ku tha se paraqitja e skuadrës ishte e mirë, megjithatë fati mungoi për ta.
“Realisht janë disa momente në futboll që të dënojnë bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por jo aq të mirë në pjesën e dytë.
Luajtëm mirë, por edhe fati nuk ishte me ne.Lodhja ndikon nuk mund të mbash nivelin për 90 minuta. Por kishim raste krijuam edhe në pjesën e dytë, por edhe terreni nuk ishte i mirë. Në futboll gjithçka mund të ndodh, ne duam të fitojmë presim të shohim”, u shpreh ai.
/GazetaBlic Sport/


