Lajme

Matoshi – Gashi: Mos dil në fashizma e racizma – nuk flitet për një shtet serioz të OKB-së

10/13/2022 21:23
nga:Astrit Gashi

Gjatë debatit Politiko, komentatori politik halil Matoshi ka kritikuar Blerim Gashi se është shprehur racist ndaj komenteve për Republikën e Moldavisë.

“Me gjithë respektin e Moldavisë, nuk besoj se Republika e Moldavisë ka kapacitete ligjore për të krijuar najfar sigurie.”, tha Gashi.

Matoshi iu përgjigj ashpër duke thënë se komentet e bëra janë raciste.

“Mos hi racizma e fashizma Blerim, po jo bre se qishtu ju thoni, nuk flitet për një shtet serioz anëtare e OKB-së…ata qenkan budall e na të meçmit e dynjas apo kshtu me thonë”, i tha Matoshi Gashit.