Lajme

Shasha: Ka keqkuptime, nuk shoh asnjë mundësi kushtëzimi për Kosovën

10/13/2022 18:35
nga:Astrit Gashi

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka deklaruar se sistemi i ETIAS nuk është në funksion deri në vitin e ardhshëm, dhe sipas tij, nuk ka sens që të kushtëzohet Kosova

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka komentuar lajmin se “Kosova po kushtëzohet nga procesi i heqjes së vizave si shkak i sistemit ETIAS”, por, sipas tij, kjo nuk është e mundur pasi sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë në nëntor të viti 2023 për të gjitha shtetet.

“Sistemi i ETIAS nuk është në funksion, tani deri në vitin e ardhshëm, nuk ka sens nëse kushtëzohet Kosova në lidhje me këtë”, ka deklaruar ai.

Shasha ka thënë se ky sistem gjatë takimit të sotëm të grupit punues për viza në Këshillin Evropian, nga Franca thjesht ka ngritur diskutime që Kosova të fillon përgatitjet, që në nëntor të viti 2023 të jetë gati sikur të gjitha vendet tjera, për tu kyçur në sistemin e ETIAS.

“Mendoj që ka qenë një diskutim dhe që është natyrshme, por jo si kushtëzim, pse të kushtëzohet Kosova gjitha shtetet e kanë për detyrë këtë”, ëshët shprehur ai.

Po ashtu, gjatë intervistës për RTV Duakgjinin, ai ka thënë se sistemi i ETIAS “nuk është çështje e vullnetit të Kosovës ose të kushtëzimit të Kosovës, sa i përket sistemit të djathtë, se kjo është obligim pra nuk të pyet askush, patjetër, se qytetarët e Kosovës para çdo udhëtimi do të mbushin të dhënat që kërkon aplikacioni ETIAS”.

Sipas tij, nuk ka asnjë lidhje në mes diskutimit për ETIAS dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, “bëhet fjalë për një keqkuptim, pasi qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë në Zonën Shengen patjetër që do të përdorin sistemin ETIAS, dhe nuk shohë asnjë problem këtu”.