Lajme

Kushtëzimi nga Franca, Thaçi: Qeveria duhet të ketë politikë të saj ndaj këtij shantazhi të BE-së

10/13/2022 18:13
nga:G B

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se nëse është i vërtetë kushti i re nga Franca për liberalizimin e vizave për Kosovën, procesi po keqpërdoret nga BE, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të ketë politikë të vet si përgjigje ndaj këtij shantazhi të BE-së.

Postimi i tij i plotë:

Nëse është i vërtetë ky kushti i ri “teknik” i Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën, atëherë ky proces është duke u keqpërdorur nga BE (anëtarë të caktuar të saj) dhe qeveria e Kosovës duhet të ketë politikë të vet si përgjigje ndaj këtij shantazhi të BE-së.