Lajme

Batusha i VV-së: Nuk ka asgjë zyrtare për kushtëzimin e Francës për liberalizimin e vizave

10/13/2022 18:00
nga:Astrit Gashi

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka thënë se nuk kanë ende asgjë zyrtare që Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave.

Batusha në një lidhje të drejtpërdrejtë në Info10, ka deklaruar që po presin të marrin informata, pasi që takimi është i mbyllur.

“Momentalisht ende nuk kemi informata zyrtare për këtë, pasi takimi po mbahet me dyer të mbyllura. Po presim, në momentin kur kemi informata do të ju informojmë”, ka thënë ai.