Sporti

A mund të jetë Daja trajner i ri i Shqipërisë, Duka: Sigurisht që po!

10/13/2022 17:12
nga:Mergim Rreci

Një debat i ndezur i cili nuk po shuhet është fakti mbi të ardhmen e Edi Rejas, trajnerit aktual të kombëtares së Shqipërisë.

Gjatë një vizite të Armand Dukës në ekipin futboll të femrave të Vllaznisë, presidenti i FSHF-së është pyetur nëse Reja do të largohet apo jo.

Kombëtarja? Me Di Baggo kemi folur për rolin e drejtorit sportiv në FSHF kur ishte finalja e Conference League. Ju siguroj se nuk kemi folur ende me asnjë trajner për të marrë vendin e Kombëtares. Reja është ende në kontratë, kur të përfundojë, do të bëjmë të gjithë analizën për të parë rezultatet e sjella, grupin ku ndodhemi dhe dëshirën e Rejës për të vazhduar apo jo.

A mund të jetë një trajner shqiptar? Sigurisht që po, jo vetëm Ilir Daja, mund të jetë edhe Armir Grima, mund të jetë edhe Mirel Josa apo Alban Bushi, ka shumë trajner me eksperiencë. Pse jo një trajner shqiptar? Do të vlerësohen të gjithë kandidatët”, u shpreh Armand Duka.