Sporti

Topi me të cilin Maradona shënoi golin me dorë do të dalë në ankand, ky pritet të jetë çmimi marramendës

10/13/2022 16:21
nga:Mergim Rreci

Topi me të cilin Maradona shënoi golin e diskutueshëm kundër Anglisë në Botërorin 1986 në Meksikë do të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të jetë rreth tre milionë euro.

Goli i famshëm i titulluar “Dora e Zotit”, ndihmoi Argjentinën të fitonte turneun, duke eliminuar Anglinë në çerekfinale me rezultatin 2-1, dhe hyri në historinë e futbollit si një nga golat më të diskutueshëm të shënuar në një kampionat botëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjyqtari i ndeshjes, Ali Bin Nasser, i cili mori topin, do ta nxjerrë atë në ankand.

“Ky top është pjesë e historisë së futbollit ndërkombëtar, duket se është koha e duhur për ta ndarë atë me botën”, shpjegoi gyqtari.

Kujtojmë se gjashtë muaj më parë fanella që kishte veshur Maradona në të njëjtën ndeshje u shit për rreth shtatë milionë euro, pasi ishte nxjerrë në ankand nga ish-lojtari anglez Steve Hodge, i cili në fund të ndeshjes shkëmbeu fanellën me argjentinasin legjendar.

/GazetaBlic Sport/