Lajme

Sami Lushtakut po i bëhet shtatorja në mes të Skenderajt, vlera e saj 50 mijë euro

10/13/2022 14:11
nga:G C

Ish-komandanti që udhëhoqi me Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, do të ketë një përmendore për veten në të gjallë të tij.

Në shtatore do të kthehet kjo fotografi e themelueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Prellovc.

Krah ish-kryetarit, njëkohësisht nënkryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, do të jetë edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, komandanti Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura.

Lajmin për Insajderin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Skenderajt.

Ky projekt është planifikuar të filloj vitin e ardhshëm (2023).

“Është një fotografi ku janë në fshatin Prellovc, tek shkëmbi i Prellovcit. Në atë foto është Komandanti legjendar Adem Jashari, Hamez Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura. Në të njëjtin vend ka me u ba skalit në broz në të njëjtin pozicion qysh janë kanë këta. Planifikohet me fillu vitin e ardhshëm sapo të përfundojnë procedurat, sepse duhet me shku me proceduar të prokurimit”, tha Amir Lushtaku, zëdhënës për media në Skenderaj.

Për këtë përmendore është planifikuar buxhet prej 50 mijë eurosh.