Sporti

Përfundojnë ekzaminimet mjekësore për Di Maria, zbulohet se sa do të mungojë

10/13/2022 14:09
nga:E K

Angel Di Maria ka përfunduar ekzaminimet mjekësore në “J Medical”.

Argjentinasi ka një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e djathtë. Ky është rezultati i testeve diagnostike që argjentinasi iu nënshtrua mëngjesin e sotëm.

Juventus bën të ditur këtë lajmërim në faqen e saj zyrtare duke theksuar se do të duhen rreth 20 ditë që ai të rikuperohet plotësisht.