Milani këtë sezon ka mbështetjen maksimale të tifozëve si në ndeshjet kur luajnë në San Siro, ashtu edhe në takimet si mysafir.
Skuadra e Piolit ka fituar zemrat e tifozëve dhe deri më tani pothuajse në çdo ballafaqim që po e luajnë në “San Siro” biletat janë të gjitha të shitura, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas mbi 75,000 biletave të shitura në ndeshjet me Interin, Juven dhe Chelsean – kryesisht të parashikueshme, San Siro po shkon drejt shitjes totale edhe për ndeshjen ndaj Monzas që luhet pas 9 ditësh.
Kjo ndeshje cilësohet si “derbi” i zonës dhe normalisht në stadiumin mitik do të rikthehet pronari i Monzas, Silvio Berlusconi, i cili në të kaluarën kur drejtonte Milanin fitoi gjithçka që është e mundur.
/GazetaBlic Sport


