Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme kryeministër i Kosovës do të jetë Lumir Abdixhiku.
Sipas saj, qytetarët janë duke kërkuar ndryshim, teksa shtoi se të gjithë ata që e kanë votuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin janë të zhgënjyer, shkruan teve1.info
“Kurdo që shkohet në zgjedhje LDK-ja do të jetë partia e parë, gjithashtu z.Lumnir Abdixhiku do të jetë kryeministër sepse vetë qytetarët janë duke kërkuar ndryshimin, të gjithë ata që e kanë votuar Albin Kurtin 51% janë zhgënjyer dhe shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj shumë që kryetari i LDK-së do të jetë edhe kryeministër i vendit”, tha Krasniqi në “Info Nata” në Tëvë1.
E pyetur se a është i gatshëm që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të bëhet kryeministër i vendit, Krasniqi theksoi që Abdixhiku udhëheqë partinë më të vjetër në vend, pra sipas saj, ai është i gatshëm që të marrë edhe detyrën e kryeministrit.
“Lumir Abdixhiku ka marrë partin më të vjetër në Kosovë kështu që është i gatshëm të merr edhe kryemistrin”, shtoi ajo.
Ndryshe, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së më 14 mars 2021 me votat e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie e cila u thirr pas dorëheqjes së ish-kreut Isa Mustafa nga pozita e kryetarit.