Lajme

Djali i Thaçit reagon përsëri/ Këto janë fjalët e tij për Ramën dhe krerët e UÇK-së

10/13/2022 11:35
nga:Genita C

Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Endriti ka reaguar përsëri ndaj fjalimit pro Kosovës dhe luftës së UÇK-së, që Edi Rama bëri dje në KiE, raporton GazetaBlic.

Përmes një “instatory”, Endrit Thaçi thotë se familja e tij e falënderon me përkulje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë i dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do triumfojë përherë. Familja Thaçi i falënderohet me përkulje KM të Shqipërisë dhe e përkrahë fuqishëm në luftën e tij për të vërtetën. Fundi ka për rezultat fitoren, si gjithmonë”, ka shkruar Thaçi.

Djali i ish presidentit Thaçi reagon pas fjalimit të Edi Ramës në Këshillin e Evropës