Sporti

Këto janë kuotat e basteve për ndeshjen e sotme të Ballkanit, Sivasspori cilësohet favorit

10/13/2022 11:28
nga:E K

Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e rradhës në kuadër të Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë nikoqir i skuadrës turke, Sivassporit për ndeshjen kthyese të Europa League që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani bëri mrekullinë në ndeshjen e parë mes tyre duke e mposhtur skuadrën turke në shtëpi me rezultat 4-3.

Pavarësisht se fitoi në udhëtim ndaj Sivassporit, Ballkani nuk cilësohet favorit nga bastet.

Në faqen e njohur  të basteve “bet365” Ballkani ka kuotën 3.1 për fitore, 3.3 për barazim, kurse fitorja e Sivassporit ka kuotë 2.3.

/GazetaBlic Sport.