Lajme

Vuçiq: Vazhdimisht do të jemi nën sharrë shkaku i Kosovës dhe Rusisë

10/13/2022 10:27
nga:N M

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia në periudhën e ardhshme do të jetë nën sharrë – herë sanksionet kundër Rusisë do të jenë të rëndësishme për përparimin në rrugën drejt BE-së, e herë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ne kemi bërë rrëmujë dhe nuk e fsheh nga përfaqësuesit e BE-së, kur morëm vendimin për t’i çuar negociatat në BE. Dhe tani mund t’i ankohemi Shën Pjetrit, sepse sido që të thonë se janë neutralë në status, ata e shohin Kosovën si shtet të pavarur ose duan të na çojnë drejt saj”, tha Vuçiq.

Këtë Vuçiq e ka thënë në lidhje me vërejtjet e opozitës serbe se bllokimi i rrugës drejt BE-së është bërë për shkak të qeverisë, jo për shkak të çështjes së Kosovës.

Presidenti shtoi se është e nevojshme të shikohet pamja më e gjerë, siç tha Emmanuel Gioffre. Ai theksoi se sanksionet kundër Federatës Ruse janë thelbi.

“Do të kemi sharrë – nganjëherë do të ketë sanksione, nganjëherë Kosovë”, tha Vuçiç dhe shtoi se është e rëndësishme të punojmë për qytetarët, të jemi të fortë, të vendosur dhe të përkushtuar ndaj reformave, të kemi parasysh gjithçka që tha Zhiofre, por a kam shpresa të mëdha për këtë – jo”, shtoi ai