Barcelona barazoi dje me Inter me rezultat 3:3.
Skuadra e Xavit tashmë është shumë afër rënies në Europa League me barazimin e fundit ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez u prononcua për media.
“Emocionet janë të shumta, ne u përballëm me një ekip shumë të fortë në fushën e tij, përballë mijëra tifozëve spanjollë. Por unë falenderojë tifozët tanë që ishin të pranishëm, ata janë gjithmonë të rëndësishëm për ne.
A është kthyer Interi?
“Ne shpresojmë. Ne duam të vazhdojmë të gjithë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku duke filluar nga sulmuesit, ndaj Barcelonës luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.”
Sa i lumtur jeni për golin?
“Goli vjen kur nuk e pret, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj. Jam i kënaqur me golin e shënuar nga Gosens, ai punon mirë me ekipin, është një djalë i rëndësishëm për dhomat e zhveshjes. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.”


