Sporti

Barça dështoi mbrëmë, Messi pëlqen postimin e Lautaro Martinez

10/13/2022 09:19
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka barazuar dje ndaj Interit në “Camp Nou” me rezultatin 3:3, duke i komplikuar kështu gjërat për kualifikim në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Ish lojtari i Barçës, Leo Messi pëlqeu një postim të futbollistit të Interit, Lautaro Martinez pas ndeshjes – ku ai krenohej me rezultatin duke shkruar: “Zemër, personalitet, përulësi”, ka shkruar Lautaro Martinez.

Normalisht Leo Messi ka përkrahur Lautaro Martinezin, i cili është bashkëvendas i tij, argjentinas.

/GazetaBlic Sport