Lajme

Arrestohet një person i kërkuar dhe sekuestrohet marihuanë

10/12/2022 23:05
nga:G B

Rreth orës 21:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, me ç’rast përgjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ndaj të dyshuarit L. Sh, mashkull, 31 vjeç, ka rezultuar të ketë edhe një urdhër arrest aktiv të nxjerrë nga Gjykata themelore në Prishtinë.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme operativo-policore ato hetimore dhe të verifikimit, konform urdhëresës së gjykatës, i njëjti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një vit e shtatë muaj”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/