Napoli ka siguruar kalimin tutje në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane ka triumfuar me rezultat 4 me 2 ndaj Ajax dhe kjo ka rezultuar me kalim tutje nga grupi, shkruan GazetaBlic Sport.
Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia dhe Osimhen shënuan për Napolin, kurse Klassen dhe Bergwijn realizuan për mysafirët.
Ndeshja tjetër mes Atletico Madrid dhe Club Brugge, përfundoi me rezultat 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/


