Ka përfunduar pjesa e parë në palestrën “Minatori”.
Trepça dhe Siga Prishtina po zhvillojnë një super ndeshje të vërtetë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas dy çerekëve të parë është 39-36, me Trepçën që mori avantazhin vetëm në fund të 10 minutëshit të dytë.
Atmosfera gjithashtu është e mrekullueshme në Mitrovicë, ashtu siç i ka hije një ndeshje me plotë spektakël basketbolli.
/GazetaBlic Sport/


