Lajme

Pas fjalimit të Ramës, Mustafa thumbon Kurtin e Osmanin: Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre

10/12/2022 18:43
nga:G B

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Edi Rama sot ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama e meriton përkrahjen dhe falënderimin e të gjithëve, pasi foli me argumente, ndërsa ka thënë se disa i ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv.

Mustafa ka shtuar se Rama u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.

Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre.