Lajme

Kurti: Këtë vit janë ndërmarrë reforma që kanë qenë rekomandime të BE-së, të cilat janë injoruar nga Qeveritë e kaluara

10/12/2022 18:42
nga:Astrit Gashi

Pas pranimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se sa i përket vitit të kaluar, vendi ka shënuar progres në shumë fusha.

Kreu i Ekzekutivit potencoi se këtë vit janë ndërmarrë reforma që kanë qenë rekomandime të BE-së, të cilat siç tha ai, janë injoruar nga Qeveritë e kaluara.

“Stabiliteti është parakusht për reforma afatgjatë, prandaj edhe këtë vit janë ndërmarrë reforma që kanë qenë rekomandime të Bashkimit Evropian për një kohë të gjatë, e të cilat u injoruan nga Qeveritë e kaluara. Si përshembull terminalet doganore private nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Vjet e hapëm terminalin në Mitrovicë, atë të Podujevës e kthyem në shtetëror, njësoj do të vazhdojmë me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Vërmicë”, shtoi ai.

Tutje, Kurti shtoi se lufta kundër korrupsionit e krimit dhe qeverisja e mirë pa skandale, janë ato që e kanë ngritur Kosovën nëpër raporte.

Sipas tij në Kosovë janë konfiskuar 1.7 tonë drogë dhe se lufta kundër krimit e kanë ngritur Kosovën ndërkombëtarisht.

Ai po ashtu tha se sa i përket kritereve ekonomike, Kosova ka shënuar 10.7 % të bruto produktit vendor, duke shtuar se janë shtuar edhe investimet e huaj dhe janë shtuar edh 15 mijë vende pune më shumë.

“Sa i përket kritereve ekonomike është kriteri drejt avancimit në BE. Shënuam 10.7 % të bruto produktit vendor. Këtë vit raporti është përmirësuar dukshëm në 1 me 6. Investimet e huaja direket janë rritur 22% dhe kemi 15 mijë vende pune më shumë. Kemi hartuar strategjinë për energjinë. Në fushën e arsimit, kemi pranuar statusin e kandidatit për cilësi. Buxhetin në arsim e kemi rritur 12%” tha Kurti.

Tutje, ai tha se këtë vit e kanë intensifikuar çështjen e liberalizimit të vizave.“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në BE dhe marrjen e statusit kandidat” tha ai.

Ai theksoi se nga janari deri në gusht, në Kosovë janë 15 mijë vende pune më shumë.