Lajme

Këshill i Ministrave diskuton nesër për vizat, deputeti i VV-së: Optimist për vendimin që do të merret

10/12/2022 18:38
nga:G B

Nesër, me 13 tetor pritet të dihet nëse Kosovës do t’i liberalizohen vizat.

Çështja e vizave do të jetë temë diskutimi në takimin e së enjtes në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

Të gjithë kanë pritjet që të ketë vendim pozitiv për Kosovën këtë herë, derisa pozitë e opozitë thonë se kushtet dhe kriteret për vizat Kosova i ka përmbushur qysh në vitin 2018.

E, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, për Gazeta Blic shprehet optimist për vendimin që do të merret, derisa përmend dhe procedurat që pasojnë më tutje dhe që nevojiten vendime apo votime nga shtetet anëtare të BE-së deri në përmbyllje të procesit.

“Jemi optimist për vendimin që do të merret, por gjithmonë koshient ndaj procedurave që do të pasojnë dhe për të cilat nevojitet gjithmonë vendime apo votime të institucioneve te BE-së dhe shteteve anëtare deri në përmbylljen e procesit”, thotë Batusha./Gazeta Blic/