Katër persona janë arrestuar sot në Shkabaj, të dyshuar për rrëmbim, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, e cila ka thënë se arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022.
Të arrestuar janë”
– G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– A. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– E.T, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– L. Rr, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ahmeti ka shtuar se personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet (laptop, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.
Ajo ka thënë për Gazeta Blic se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.


